Lajme

Gjykata Komerciale nis zyrtarisht punën

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 02 August 2022

Gjykata Komerciale e ka filluar zyrtarisht punën.

Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të martën.

“Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ju dëshiron punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të Gjykatës Komerciale, dhe ri thekson përkushtimin për të vazhduar me mbështetjen e nevojshme për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate”, është thënë në njoftimin e KGJK-së.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Gjykatën Komerciale në fillim të këtij viti.

Kjo gjykatë synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që bizneset mund të kenë mes vete.

Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.

Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e saj zyrtare të internetit, në afat prej 60 ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera