Gjykata jep informacione për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një grua
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 05 October 2021
Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprënpenale ngasja në gjendje të pa aftë apo të dehur dhe S.D., për shkak të veprës penale rrezikimi i trafikut publik.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka vdekur një grua dhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Z.B., dhe S.D., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“I pandehuri Z.B., me datë 02 tetor rreth orës 21:15 minuta, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje të fshatit Duhël, duke shkel ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 48 dhe 53 të Ligjit mbi Trafikun Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që duke drejtuar në gjendje të paaftë apo të dehur, automjetin e udhëtarëve (A) , kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë, deri sa ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë në gjendje të dehur dhe me tejkalim të shpejtësisë, me pjesën e përparme të anës së majtë, godet pjesën e pasme të anës së djathtë të automjetit (B – të cilin e drejtonte i dëmtuari A.B.,), ku nga forca e goditjes drejtuesi A.B., humb drejtimin, sillet në vend dhe goditet për herë të dytë nga automjeti (A) i të pandehurit duke i goditur mbrojtësit e metaltë të rrugës në anën e djathtë, ndërsa automjeti (A) i të pandehurit humb kontrollin duke u rrokullisur disa herë dhe përfundon i kthyer në krahë të majtë në shiritin e majtë qarkullues i mbështetur për mbrojtësit e metaltë të rrugës, me ç ’rast me këto veprime u shkakton lëndime të lehta dhe të rënda trupore katër (4) të dëmtuarve që gjendeshin në makinë, . I pandehuri S.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë si më lartë, duke shkel ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 48 dhe 53 të Ligjit mbi Trafikun Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e udhëtarëve (C) , kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë, deri sa ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë qarkullues, posa e vëren automjetin “B” –të aksidentuar, për ti ikur aksidentit kalon në shiritin e majtë qarkullues, dhe me pjesën e përparme të anës së majtë godet automjetin “A” – , me targa sllovene, pasagjeren e automjetit “A” dhe drejtuesin e automjetit “B”, të cilët ishin në ato momente në afërsi të automjetit “A” duke i ofruar ndihmë drejtuesit të automjetit, me ç ’rast me këto veprime nga goditja me automjet dhe nga lëndimet e marra ndërron jetë pasagjerja e automjetit “A” –(e ndjera K.B.,) ku ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë nga Suhareka kanë konstatuar vdekjen, ndërsa drejtuesi i automjetit “B” i dëmtuari A.B., ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton gjykata.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...