Lajme

Gjykata i jep 30 ditë paraburgim Shkumbin Demaliajt

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 28 September 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim deputetin të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Demaliaj dyshohet se ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, shkruan gazeta inFokus.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datës 17 shtator i pandehuri SH.D në Prishtinë, në Televizionin RTK gjatë një emisioni televiziv ka kanosur publikisht ish – prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Elez Blakaj, për shkak të detyrës zyrtare, po ashtu i pandehuri SH.D ka vazhduar me kanosje edhe me datën 25 shtator në një emision në ‘Televizionin T7’”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në komunikatë thuhet gjithashtu masa e paraburgimit është adekuate pasi i pandehuri mund të pengoj rrhjedhën e hetimeve dhe të ndikoj të dëshmitari dhe familjarët e tij.

-Advertisement-

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.D është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe po ashtu i pandehuri po të gjendet në liri mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek i dëmtuari – dëshmitari, i cili ende nuk është marrë në pyetje në Prokurori dhe ekziston rreziku se i pandehuri do të ndikoj edhe te familja e tij”, përfudnon komunikta.

Kujtojmë që brenda dy ditëe Policia e Kosovës nën dyshimin e e kanosjes ka arrestuar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliajn nga AAK dhe Milazim Zekëns nga NISMA.
Demaliaj është arrestuar mesditën e së enjtes ndërsa Zeka të mekurën./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera