Lajme

Gjykata greke hedh poshtë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 3 ushtarëve turq

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 25 April 2017

Sot, një gjykatë në Greqi e ka hedhur poshtë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tre nga tetë ushtarët turq të cilët ikën në Greqi pas tentim puçit të dështuar të korrikut 2016 kundër Qeverisë në Turqi.

Në janar të këtij viti, gjykata kryesore e Greqisë e bllokoi ekstradimin e tetë ushtarëve, duke e zemëruar Turqinë , e cila më pas e bëri edhe një kërkesë tjetër për ekstradim, transmeton Express.

Turqia pohon se ata ishin të përfshirë në përpjekjet për ta rrëzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ka kërkuar që ata të rikthehen në Turqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera