Sport

Gjykata fal Bezemanë, 1 vit burg me kusht

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 24 November 2021

Jepet vendimi për Karim Benzemanë, i akuzuar për shantazh ndaj ish-shokut të tij në përfaqësuesen e Francës. Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madridit për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuenan, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.

Gjykata arsyetoi se Benzema nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij, ndaj nuk do të shkojë pas hekurave.

Vendimi i Gjykatës së Versajës vjen pak orë përpara se lojtari të zbresë në fushë kundër Tiraspolit (Moldavi) në Champions dhe pesë ditë para ceremonisë gala të Topit të Artë, çmim për të cilin Benzema është në garë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera