Gjykata ende pa vendim për 11 veteranët që u arrestuan për dëmtim të objektit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 19 February 2021
Në protestat e 2015-ës u arrestuan 11 veteranë për dëmtim të objektit të Qeverisë.
Ishte forma e vetme për të kërkuar të drejtat që u mungonin.
Të revoltuar me institucionet e heshtura të Kosovës, ish ushtarët e UÇK-së rrëzuan edhe derën e oborrit të Qeverisë së Kosovës e dëmtuan edhe objektin e saj.
Në gusht të 2015 11 veteranë u arrestuan për këtë aryse.
Në aktakuzën e ngritur kundër tyre thuhet se të pandehurit kanë kryer veprën penale Asgjësimin apo dëmtimin e pasurisë nga neni 333 paragrafi 1 i KPRK-së.
Në katër seanca të mbajtura deri më tani ende nuk është shpallur ndonjëvendim për 11 pjesëtarët e OVL-së.
Gjatë ditës së premte ishte seanca e tyre e katërt në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E edhe në këtë seancë nuk u mor një vendim se ç’do bëhet me fatin e tyre.
I pakënaqur nga vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Xhevdet Qeriqi kryetar i OVL-së në Fushë Kosovë thotë se ndaj tyre po bëhet një lojë politike.
Pos kësaj Qeriqi tha se kjo është seanca e fundit në të cilën ai do të marrë pjesë.
Në anën tjetër edhe i pandehuri tjetër Zymer Ahmeti, bashkëluftëtar i Qeriqit, tha se po akuzohet pa drejtë nga gjykata.
Ndërkohë seanca e ardhshme për këtë rast do të mbahet me 14 prill në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Të tjera
-
Flasin nga KQZ-ja, tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të ...
-
Incident tek QNR, policia jep detaje
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka b...
-
195 raste aktive me koronavirus në Ferizaj
Në komunën e Ferizajt janë 195 raste aktive me koronavirus. Nga fillimi i ...
-
Numërohen mbi 25 mijë vota të diasporës Vetëvendosje merr mbi 76 për qind të tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi
Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Vjosa Osmani-mërgimtarëve: Dashurinë tuaj për Kosovën do t’ua kthejmë shumë shpejtë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër me ftesën ...
-
Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit S...
-
Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy vetu...
-
Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraq...
-
Nënkryetari i LDK-së për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e...
-
Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin
Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e...
-
Hyseni: Deshi apo nuk deshi Kurti, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet
“Nëse qeveria që vie tash nëse tregohet e përgjegjshme unë besoj që është e m...