Lajme

Gjykata e shpall nesër vendimin për rastin Badovci

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 18 July 2017

Gjykata do ta shpallë nesër vendimin e saj për rastin Badovci.

Pas rikthimit në rigjykim nga Gjykata Supreme, për rastin Badovci në të cilin pesë persona akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm Gjykata Themelore në Prishtinë nesër do ta japë verdiktin e saj.

Pesë të akuzuarit qenë dënuar vitin e kaluar me gati 50 vjet burg.

-Advertisement-

Në seancën e sotme nga gjyqtarja Valbona Selimaj u lejua xhirimi vetëm një minutë. Në seancën e rastit Badovci ku pesë persona akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm është lejuar vetëm një minutë xhirim nga seanca.

Gjyqtarja Valbona Selimaj pa ndonjë arsyetim e ka lejuar vetëm këtë kohëzgjatje të xhirimit.

Në seancën e sotme të rastit Badovci pritret të jepet fjala përfundimtare.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.

Në korrik të vitit të kaluar Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera