Lajme

Gjykata e Lartë e Moskës urdhëroi mbylljen e organizatës së të drejtave të njeriut në vend

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 28 December 2021

Shoqëria civile në Rusi ka rënë sërish viktimë e regjimit autoritar të Putinit pasi ditën e martë Gjykata e Lartë e Moskës urdhëroi mbylljen e Memorial International, një prej organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut në vend.

Gjykata e Lartë e Moskës urdhëron mbylljen e “Memorial International”, një nga organizatat më të respektuara të të drejtave të njeriut në vend, duke fshirë në këtë mënyrë tre dekada të punës së tyre për të ekspozuar abuzimet dhe mizoritë e epokës staliniste.

Gjykata argumentoi se ky vendim ndaj Memorial International vinte pasi veprimtaria e tij kishte rënë në kundërshtim me ligjin e Rusisë për “agjentët e huaj”.

-Advertisement-

Por për aktivistët arsyeja e vërtetë e mbylljes ishte se autoritetet ruse nuk e pranojnë punën e tyre.

Videot e postuara në mediet sociale treguan mbështetësit e Memorialit duke bërtitur në shenjë revolte në korridoret e gjykatës dhe në hyrje të ndërtesës menjëherë pas vendimit të kësaj marte.

Avokatja e Memorial International, Tatiana Glushkova, konfirmoi vendimin dhe tha se grupi do të apelojë vendimin.

Glushkova: Arsyeja e vërtetë e mbylljes së Memorial International është se zyrës së prokurorit nuk i pëlqen puna e grupit për rehabilitimin e viktimave të terrorit sovjetik.

Vendimi i gjykatës vjen si goditje për organizatat e shoqërisë civile të Rusisë, të cilat vazhdimisht kanë rënë viktimë e regjimit autoritar të Vladimir Putinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera