Lajme

Gjykata e Gjilanit ka zgjidhur mbi 13 mijë lëndë

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 10 January 2020

Gjykata Themelore në Gjilan ka përmbyllur vitin 2019, duke zgjidhur më shumë lëndë nga ato që ka pranuar, që nënkupton se numri i lëndëve në çdo vit është duke rënë. Këto të dhëna janë bërë të ditura në konferencë për media të mbajtur nga kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, i cili ka folur edhe për sfidat që e kanë përcjellë, si dhe planet për vitin 2020.

Sipas një komunikate të gjykatës, në bazë të statistikave lëndë të trashëguara në vitin 2019 kanë qenë 17.355  lëndë, janë pranuar 12.012 lëndë, gjithsejtë 29.367 lëndë, gjatë vitit është arritur të zgjidhen 13.605 lëndë, ndërkohë janë bartur në vitin 2020 edhe 15.762 lëndë, përqindja e numrit të lëndëve të zgjidhura është 113 %.

Sa i përket lëndëve të natyrës së korrupsionit, Azizi ka theksuar se janë  trashëguar 20 lëndë të korrupsionit, ndërkohë janë pranuar 22 lëndë të kësaj natyre (gjithsejtë 42 lëndë), prej tyre janë zgjidhur 22 lëndë, kanë mbetur në punë edhe 20 lëndë.

-Advertisement-

“Ky numër është rënë në mënyrë drastike, ngase vetëm para 2 – 3 viteve numrin e lëndëve të kësaj natyre, e kemi pasur mbi 40 lëndë, ndërkohë tash kemi 20 lëndë në vitin 2020. Gjyqtarët kanë shqiptuar sanksione për këto lëndë, 6 – aktgjykime me burgim, 2 – aktgjykime dënim me gjobë, 2 – aktgjykime dënim me kusht, 9 – aktgjykime lirues dhe 3 – aktgjykime refuzues. Këto lëndë vazhdojnë të kenë prioritet nga gjykata jonë edhe më tutje”, ka theksuar Azizi.

Gjykata Themelore e Gjilan së bashku me degët, për vitin 2019, ka shqiptuar këto sanksione penale ndaj kryerësve të veprave penale të të gjitha llojeve: 278 – aktgjykime dënime me burgim, 722 – aktgjykime dënime me gjobë, 766 – aktgjykime dënime me kusht, 80 – aktgjykime lirues, 98 – aktgjykime refuzuese dhe 817 – lëndë janë zgjidhur në mënyrë tjetër.

I pari i Gjykatës, ka thënë se kjo tregon që janë të pakompromis ndaj kryerësve të veprave penale, të të gjitha llojeve pa dallim, duke shtuar se një prioritet iu është dhënë edhe zgjidhjes së lëndëve të dhunës në familje, krimit të organizuar, lëndëve me narkotikë dhe grabitjeve.

Për më tepër ai ka shtuar se gjatë vitit 2019 problemin më të madh gjykata ka pasur me mungesën e përkthyesve gjuhës serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera