Rozë

Gjykata e dënoi me 6 vite burg, Fjolla Morina bën veprimin e papritur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 26 March 2021

Këngëtarja Fjolla Morina u dënua dje me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit. Megjithatë, artistja shqiptare ka befasuar me veprimin e saj të fundit, pas lajmeve se është dënuar me burg për armë-mbajtje pa leje.

Ajo është kapur me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin u martua ditë më parë në Maldive.

Sidoqoftë, këngëtarja ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram nga pushimet në Maldive, ku duket qartë se nuk është aspak e shqetësuar për vendimin e dhënë nga Gjyakata.

-Advertisement-

E veshur me bikini me ngjyrë blu, 41-vjeçarja ka theksuar linjat e saj trupore duke shijuar në maksimum jetën atje.

Mbishkrimit të fotografisë i ka vendosur një emoji, por nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit që i kujtojnë se është dënuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy