Lajme

Gjykata e Apelit vërteton dënimin prej 49 vjet burgim për vrasjen e Ferdinand Gjinit

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 14 July 2020

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës që i kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e grupit të përbërë prej katër personave, nën akuzën për vrasjen e të ndjerit Ferdinand Gjini.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës se Pejës, Tringa Zhuti.

“Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë për vrasjen e Ferdinand Gjinit”, ka thënë Zhuti për Reporteri.net.

-Advertisement-

Kujtojmë se Gjykata e Pejës me 21 nëntor të vitit 2019 kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e grupit të përberë prej katër personave, nën akuzën për vrasjen e të ndjerit Ferdinand Gjini.

I akuzuari Bekim Raja që akuzohej se e porositi vrasjen me pagese të Gjinit ishte dënuar me 15 vjet burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vjet burgim, e Murat Sinanaj me 19 vjet burgim, ndërsa i akuzuari Gjon Pnishi i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë u dënua nga Gjykata e Pejës me 6 vjet burgim.

Gjykata e Pejës me parë e kishte shpallur fajtor Gjon Pnishin për këte vrasje duke e dënuar me 18 vite burgim.

Pas këtij dënimi, Pnishi ka bashkëpunuar me Prokurorinë në lidhje me vrasjen e Ferdinand Gjinit, duke dhënë emrat e të akuzuarve të tjerë, për çka edhe Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim, në shkurt të vitit 2017.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera