Gjykata e Apelit refuzon kërkesën për hudhje të aktakuzës ndaj deputetit Fisnik Ismaili
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 15 January 2018
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.
Deputeti Ismaili nga Prokuroria Themelore në Prishtinë po akuzohet për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “pengim i personit zyrtar në kryerën e detyrave zyrtare”, vepra këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Gjykata e Apelit pretendimet e mbrojtjes i ka cilësuar si të pabazuara.Kjo, pasi siç thuhet në aktvendim, shkalla e parë me aktvendimin e atakuar për hudhjen e aktakuzës në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale.
Gjithashtu, sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka dhënë në mënyrë të zgjeruar arsye lidhur me dyshimin e bazuar rreth provave të kundërshtuara dhe drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe të pranueshme në aspektin ligjor-procedural.Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Ismailit duke hedhur poshtë kërkesën e avokatit Betim Shala, për hudhje të aktakuzës
.Kundër vendimit të Themelores, mbrojtja kishte paraqitur ankesë në Apel, me të cilën kërkonte që të hudhet poshtë aktakuza ndaj deputetit Ismaili. Mbrojtja pretendonte se me provat e propozuar në aktakuzë nuk vërtetohet dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale që i vihen në barrë.Sipas mbrojtjes, dy bombolat e plastikës që i ishin marrë të akuzuarit Ismaili nga Policia e Kosovës, nuk është vërtetuar se të njëjtat janë me përmbajtje të gazit lotsjellës.Kurse, sa i përket pikës II të aktakuzës e cila Ismailin e ngarkon me veprën penale të pengimit të personit zyrtar, mbrojtja konsideron se nga video incizimet shihet qartë se i akuzuari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Fisnik Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ismaili, gjithashtu akuzohet se më 17 nëntor 2015, në dalje të Kuvendit të Kosovës, i kishte penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Isuf Xhemajlin, Mehdi Kozhanin, Rifat Gashin, Ali Berishën dhe Faik Krasniqin në kryerjen e detyrave zyrtare.Sipas aktakuzës, në momentin kur policët kishin tentuar që ta ndalin dhe ta shoqërojnë në polici deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i akuzuari Ismaili afrohet me deputetet e tjerë në mes dhe pamundëson shoqërimin e tij në polici./Betimi për Drejtësi/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...