Gjykata e Apelit në Moskë mban në fuqi dënimin për Navalnin
Autori: Gazeta inFokus
21:25 | 20 February 2021
Një gjykatë në Moskë refuzoi të shtunën apelimin e liderit të opozitës Alexey Navalny të dënimit me tre vjet burg nën pretendimin e shkeljes së rregullave të lirimit me kusht, të një dënimi për akuza përvetësimi në vitin 2014.
Navalny, kritiku më i ashpër i Kremlinit, thotë se çështja kundër tij është e motivuar politikisht. Ai i kërkoi gjykatësit të urdhërojë lirimin e tij, duke iu referuar një vendimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut se çështja ishte e pabazë dhe ku urdhërohet Rusia ta lirojë atë. Moska e hodhi poshtë kërkesën si të paligjshme.
Gjyqtari i gjykatës së apelit, Dmitry Balashov, megjithatë, vendosi që gjashtë javët e arrestit shtëpiak të Navalny-t të konsiderohen si kohë e kryerjes së dënimit. Navalny do të vuajë në burg pjesën tjetër të dënimit, pak më shumë se 2 vjet e gjysëm.
Më vonë të shtunën, Navalny u paraqit përsëri në gjykatë lidhur me një rast tjetër, nën akuzën se ka shpifur ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore. Gjykata e dënoi atë dhe e urdhëroi të paguante një gjobë prej 850,000 rublash (rreth 11,500 dollarë amerikanë).
Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Moskë nga Gjermania pas një rikuperimi të gjatë nga një sulm helmimi gati vdekjeprurës për të cilin ai dhe vendet perëndimore kanë fajësuar qeverinë e Presidentit Vladimir Putin.
Autoritetet ruse kanë mohuar çdo përfshirje në incident dhe kanë refuzuar të hetojnë përpjekjen për vrasje, duke përmendur mungesën e provave.
Ndalimi i Navalny-it ka bërë që mijëra mbështetës të tij të dalin në rrugë në Rusi për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Policia ruse ka arrestuar disa mijëra protestues.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë dënuar ndalimin e Navalny-it dhe reagimin agresiv të autoriteteve ruse kundër demonstruesve./VOA
Të tjera
-
Deputetja e zgjedhur e VV’së jep detaje për ballafaqimin dy javor me COVID-19
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar...
-
Mesazhi i fuqishëm i Vjosa Osmanit për ushtarët e FSK-së
Ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Koso...
-
Avokati i Popullit: Dhuna në familje është në rritje, ky vit do të jetë për mbrojtje nga diskriminimi
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rek...
-
Zeka paralajmëron arrestime: Arigoni i videos për vjedhje votash në QNR hyri me bexh të falsifikuar, përmes zyrtarëve të lartë politik
Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmruar arrestime në lidhje me skandalin e v...
-
Nis ceremonia për nisjen e ushtarëve të FSK-së në mision paqeruajtës
Ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Koso...
-
Rrokulliset një veturë në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Prizren. Nuk dihet nëse ...
-
Adrijana Hoxhiq dorëzon ankesë në Supreme, paralajmëron se s’do të ndalet me kaq
Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka d...
-
Qeveria Hoti del me vendim të ri pas sulmeve kibernetike
Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë disa vendime në mbledhjen e 68 me radhë....
-
Dhurata e veçantë që mori Vjosa Osmani nga vajzat për 8 Mars
Më 8 Mars, u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast për gratë nuk...
-
Mblidhet qeveria Hoti, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 68-të me radhë ku ka marrë...
-
Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres?
Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradi...
-
Qeveria Hoti akoma pa vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt si ministre e MPJD-së
Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku tho...