Lajme

Gjykata e apelit në Hagë konfirmon përgjegjësinë e Holandës në Srebrenicë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 27 June 2017

Një gjykatë e apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur.

Vendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mission paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera