Gjykata e Apelit deklarohet për vendimin ndaj Enver Sekiraqës
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 20 Tetor 2017
Gjykata e Apelit është deklaruar rreth vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin e masës me arrest shtëpiak për të dënuarin, Enver Sekiraqa, nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.
Sipas kësaj gjykate vendimi është marrë pas shqyrtimit të kolegjit të Gjykatës së Apelit.“Arsyetimi i këtij vendimi për të ndryshuar masën e paraburgimit për të pandehurin nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak do të përfshihet në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit,” është shprehur për arbresh.info, zëdhënësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.
Pasditen e së enjtes Policia e Kosovës, ka marrë Sekiraqën nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta përcjellur në shtëpinë e tij.
Në vitin 2016, ai ishte dënuar me 37 vjet si personi përgjegjës për planifikimin e vrasjes së policit Triumf Riza.Rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga familjarët e Triumf Rizës.
Së fundi, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar ashpër gjyqësorin e Kosovës dhe EULEX-in.Këta të fundit të pyetur rreth vendimit ndaj Sekiraqës, nuk kanë dashur të komentojnë.“Do të ju rekomandoja të kontaktoni zëdhënësin e Gjykatës së Apelit,” është shprehur për arbresh.info, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon.Lënda e Enver Sekiraqës është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...


































