Shëndetësi

Gjykata detyron kompaninë ta dëmshpërblej gruan me 417 milionë dollarë, pasi produkti i tyre i kishte shkaktuar kancerin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 31 August 2017

Gjykata e Kalifornisë ka urdhëruar kompaninë “Johnson & Johson”, që t’i paguaj 417 milionë dollarë dëmshpërblim, një gruaje e cila pretendon se është diagnostifikuar me kancer pasi kishte përdorur pudrën e kësaj kompanie, shkruan e përditshmja angleze Telegraph.

Ky është një nga mijëra rastet ku janë ngritur padi kundër kompanisë, që ka dështuar t’i paralajmëroj klientët për rrezikun e kancerit që mund ta shkaktojë “talc” një materie që kjo kompani e përdor për prodhimin e produkteve të tyre, transmeton Telegrafi.

Gjykata mori këtë vendim në favor të Eva Evheverria, e cila në korrik të vitit të kaluar kishte ngritur padi kundër kësaj kompanie, shkruan AFP.
63-vjeçarja Echeverria, kishte përdorur për dekada pudrën Johnson & Johnson, e cila i shkaktoi probleme të mëdha shëndetësore që në fund rezultuan me kancer.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera