Gjykata dënon ish-shefin e Prokurimit në komunën e Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 19 November 2018
Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar ish-shefin e Prokurimit, Salih Kqiku, në komunën e Gjilanit me 7 muaj burg me kusht pasi e ka gjetur fajtor në veprën penale të asgjësimit apo fshehjes se materialit arkivor ndërsa e ka shpallur të pafajshëm në një pikë tjetër të akuzës, atë për veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Kqiku nuk do ta vuajë dënimin nëse brenda dy viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale
Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Zyhdi Haziri (kryetar), Menderes Behluli e Boban Aleksiq (anëtarë), komunikuan këtë vendim të hënën paradite.
Haziri, në shpalljen e aktgjykimit, tha se nuk është provuar që Kqiku e ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Gjykata gjithashtu obligoi Kqikun që ta paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 50 eurove si dhe shpenzimet e procedurës.
Salih Kqiku akuzohej se në cilësi të personit zyrtar si drejtor i prokurimit në Komunën e Gjilanit, gjatë vitit 2014 në Gjilan, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie, duke punësuar dy familjarët e tij në këtë mënyrë ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit e cila gjendet te Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.
Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se në këtë zyrë kanë qenë të vendosura dosjet e tenderëve e ndër të tjera edhe dosja e tenderit me dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan të cilat zyrtarët policor nuk kanë mundur ti gjejnë, e ku rezultojnë të asgjësuara./Kallxo/
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...