Gjykata dënon Aida Dërgutin e Donika Kadajn për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 04 June 2020
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AKK), Donika Kadaj Bujupi dhe ish-deputetja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Aida Dërguti, pasi kanë pranuar fajësinë janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë aktgjykim e ka shpallur gjykatësi Beqir Kalludra, i cili këtë seancë e ka mbajtur me dyer të mbyllura si masë mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.
Këtë dënim të shqiptuar e ka konfirmuar, për “Betimin për Drejtësi”, deputetja Kadaj-Bujupi, e poashtu edhe gjyqtari Beqir Kalludra.
Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Kadaj-Bujupi ka thënë se ky rast kishte të bënte me hedhjen e gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës kur partitë opozitare kundërshtoni marrëveshjen e demarkacionit dhe sipas saj këto veprime e kishin karakterin politik e jo penal.
“Ne e kemi pranu posedimin e gazit dhe sprejit, po konsiderohemi të pafajshme për faktin se veprimet tona kanë ndodh brenda seancës parlamentare, brenda seancës, sallës së kuvendit, janë krejtësisht politike dhe janë për qëllime dhe bindje për të cilat ne kemi besu dhe besojim”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Sipas aktakuzës së ngritur më 7 mars 2017 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Kadaj-Bujupi dhe Dërguti akuzohen nga prokuroria se më 1 shtator 2016, në Prishtinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në hyrje tek holli i Kuvendit, gjatë kontrollit nga pjesëtarët e policisë, të akuzuarës Kadaj-Bujupi i është gjetur dhe konfiskuar një sprej me mbishkrimin “Nato”, ndërsa të akuzuarës Dërguti i është gjetur dhe konfiskuar një gaz lotsjellës, të cilat mjete i kishin vendosur në trup, e të cilat i kanë mbajtur në posedim, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.
Të tjera
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...