Gjykata britanike merr vendimin: Themeluesi i WikiLeaks, Assange nuk do të ekstradohet në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 26 March 2024
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange mori “lejen” sot nga një gjykatë britanike për të apeluar kundër ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata vendosi që Assange mund të vazhdojë apelimin e tij për ekstradimin në një seancë të re të plotë, përveç nëse Shtetet e Bashkuara ofrojnë “garanci të kënaqshme”.
Gjykata tha se do t’i japë Shteteve të Bashkuara tre javë për të dhënë garanci se Assange nuk do të paragjykohet në gjyq për shkak të kombësisë së tij, se atij do t’i ofrohen të njëjtat mbrojtje të Amendamentit të Parë si shtetas amerikan dhe se nuk do t’i nënshtrohej dënimit me vdekje.
52-vjeçari po lufton me ekstradimin për më shumë se një dekadë. Assange ka kaluar shtatë vjet në mërgim në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe gati pesë vitet e fundit në Belmarsh, një burg i sigurisë së lartë në periferi të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai kërkohet në SHBA për 18 akuza, duke përfshirë 17 sipas Aktit të Spiunazhit dhe një sipas Aktit të Mashtrimit dhe Hakërimit. Gjithashtu është dënuar me 175 vjet burg pasi WikiLeaks publikoi qindra mijëra dosje ushtarake konfidenciale dhe dokumente diplomatike të lidhura me luftërat në Afganistan dhe Irak.
Rikujtojmë se Assange nuk mori pjesë në një seancë dëgjimore dy-ditore në shkurt në Gjykatën e Lartë të Londrës për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...