Gjykata bllokon përkohësisht urdhrat për shkarkime masive në agjencitë qeveritare amerikane
Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 28 Shkurt 2025
Një gjykatës federal i Kalifornisë bllokoi përkohësisht të enjten administratën Trump që të urdhërojë Departamentin e Mbrojtjes dhe agjenci të tjera federale për të kryer shkarkime masive të mijëra personave të punësuar së fundmi.
Gjykatësi i qarkut të San Franciskos William Alsup tha gjatë një seance dëgjimore se Zyra e Menaxhimit të Personelit nuk ka kompetenca të urdhërojë agjencitë federale të pushojnë punonjës, përfshirë edhe ata që janë në periudhë prove, të cilët zakonisht kanë më pak se një vit përvojë pune.
Presidenti republikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, i cili mbikëqyr të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, po drejtojnë një përpjekje të paprecedentë për tkurrjen e qeverisë federale, duke përfshirë shkurtimet e vendeve të punës.
Gjukatësi Alsup urdhëroi Zyrën e Menaxhimit të Personelit, Departamentin e Burimeve Njerëzore për Agjencitë Federale, që të anulojnë një udhëzim të 20 janarit dhe një email të 14 shkurtit, që udhëzon agjencitë për të identifikuar punonjësit në provë të cilët nuk janë “kritikë për misionin” dhe t’i heqin ata nga puna.
Gjykatësi tha se ai nuk mund të urdhërojë Departamentin e Mbrojtjes, i cili pritet të pushojë 5,400 punonjës që janë në periudhë provë të premten, si dhe agjenci të tjera që të mos pushojnë punonjës, sepse ata nuk janë të pandehur në padinë e ngritur nga disa sindikata dhe grupe jofitimprurëse.
Por ai sugjeroi se shkarkimet masive të punonjësve federalë që filluan dy javë më parë do të shkaktonin një dëm të gjerë, përfshirë shkurtime në parqet kombëtare, kërkime shkencore dhe shërbimet për veteranët.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...






























