Lajme

Gjuriq: Ushtria e Kosovës bëhet vetëm nëse na tradhtojnë serbët

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 24 May 2017

Institucionet e Serbisë do të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë pavarësisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 11 qershorit dhe pavarësisht përpjekjes që të rrëmbehet sistemi politik yni, deklaroi sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Nga rezultatet e zgjedhjeve do të varet se në ç’masë Serbia do të mundet të ofrojë mbështetje për popullin tonë në Kosovë, është shprehur Gjuriq në një ligjërat të mbajtur para studentëve të Fakultetit të Sigurisë.

Sipas tij, vetëm Lista Serbe mund të ofrojë garanci se do të flasë me zërin e popullit serb në parlamentin e Kosovës dhe jo në interes të përfaqësuesve shqiptarë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

-Advertisement-

Sipas Gjuriqit shqiptarët janë të vendosur të aplikojnë kontrollin e plotë në Kosovë dhe për këtë arsye ata kërkojnë jo vetëm fitoren e kandidatëve të vet luajalë, por edhe nga radhët e komuniteteve të tjera ndaj të cilëve do të kishin kontrollin.

Ai ka shpjeguar arsyen e kësaj. Kjo bëhet sepse nga 120 deputetë në parlament, 20 vende janë të garantuara për pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe pa ndihmën e tyre nuk mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm. Ai ka shtuar se vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës janë të nevojshme votat e dy të tretave të shumicës parlamentare, por për këtë është e domosdoshme edhe përkrahja e shumicës së serbëve të përfaqësuar në Kuvend.

“Për realizimin e këtij plani, shqiptarët duhet të “blejnë” së paku katër nga dhjetë deputetët, sa i kanë të garantuar serbët në Kuvendin e Krahinës”, siç e quan vazhdimisht Gjuriq Republikën e Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë akademike që të përfshihen në luftën e Serbisë për Kosovën.

“Çështja e Kosovës do të jetë çështje qendrore për Serbinë në dekadat e ardhshme, prandaj është e nevojshme inkuadrimi i brezit të ri në këtë betejë”, është shprehur Gjuriq.

Më pas ai ka folur para studentëve pa prani të medieve, pasi “do të paraqes disa pjesë të ndjeshme” nga negociata në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera