Lajme

Gjuriq: Shqiptarët jetojnë në iluzione, bota s’është e njëjtë si më 1999

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 30 July 2018

“Shqiptarët jetojnë në iluzione se imazhi i Kosovës dhe Metohisë është i njëjtë sikur më 1999 kur aeroplanët e NATO-së ndodheshin mbi qiellin e Serbisë”.

Kështu ka thënë në një intervistë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ku ka shtuar se Beogradi në ditët e sotme nuk është në atë pozitë të dobët dhe që as Prishtina në atë të fortë.

Ai ka thënë për “News” në Beograd se në Washington tash dëgjohet pak më shumë për idenë e kompromisit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përcjell Klan Kosova.

-Advertisement-

“Diplomacia serbe, por edhe nga vizitat e kryeministres Ana Bërnabiq dhe ministrit Daçiq javën e kaluar, po bëhet përpjekje e fortë që anija e madhe e politikës së jashtme amerikane, të kthehet pak në për ne në drejtim pozitiv, ashtu sikurse të provojmë që interesat tona të jenë më komplementare”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se “s’ka rezultat brenda natës”.

Gjuriq ka thënë se tash për tash nuk ofrojnë asgjë për Kosovën “sepse ajo është për shtetet e mëdha perëndimore, të cilat De facto kontrollojnë 10 mijë e 908 kilometrat katror të Kosovës, si shtet i pavarur nga Serbia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera