Lajme

Gjuriq: Serbia nuk ka pranuar informacione nga Kosova për vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 07 February 2018
Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që Beogradi zyrtar nuk ka pranuar as edhe një informacion nga Kosova për vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.“Beogradi nuk ka pranuar informacione nga hetimet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kam folur me të gjithë zyrtarët e shtetit dhe ata më kanë konfirmuar se asnjë informacion nuk ka ardhur nga Prishtina” tha Gjuriq duke komentuar deklaratat e zyrës së prokurorisë së Mitrovicës e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet serbe dhe konfirmoi se kishte dërguar disa informacione nga hetimet e kryera.

Ndryshe, krerët shtetërorë të Kosovës më herët kishin bërë të qartë qëndrimin e tyre se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim, mirëpo hetimet do i kryejnë vetëm organet kompetente kosovare./Lajmi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera