Gjuriq: Serbia nuk ka hequr dorë nga themelimi i Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 21 April 2018
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se kjo është një çështje që ka të bëjë me ndërmjetësit në dialog dhe e pyeti se si mund të dialogohet në qoftë se paragjykohet rezultati i negociatave.
Sipas mediave serbe, autoritetet e Prishtinës, në atë platformë të cilën e kanë quajtur “faza përfundimtare e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thanë se dialogu ka për qëllim anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen reciproke.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Gjuriq ka thënë se nuk është i habitur nga një qëndrim i tillë i Prishtinës dhe se nuk ka pritur më shumë nga politikanët që shërbehen me truke të tilla, duke shtruar pyetjen nëse me të vërtetë mendojnë se mund të negociohet në qoftë se paragjykohet rezultati i negociatave.
“Nëse qoftë se paraprakisht çimentohet qëndrimi, atëherë shtrohet pyetja e çfarë do të jetë mundësia për të bërë asgjë. Prandaj, kjo është një çështje që ka të bëjë me ndërmjetësuesit në bisedime, të cilat unë mendoj se duhet të thonë qëndrimin e tyre të qartë për këtë çështje, kurse mua, fakti që Prishtina ka bërë këtë lëvizje, aspak nuk më befason. Shiheni se si ata javët e fundit kanë treguar se çfarë mendojnë për negociatat”, tha Gjuriq, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se Serbia nuk ka hequr dorë nga arritja e qëllimeve të saj politike, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe një nga qëllimet më të rëndësishme, dhe shtoi se në këtë drejtim është dërguar një mesazh i qartë.
Gjuriq përkujtoi se Beogradi ka vendosur të pres dhe të shoh nëse do të fillohet me formimin e Asociacionit.
“Një nga parakushtet kryesore që kjo të ndodhë sipas planit të zbatimit është që Prishtina ta përshtat kornizën e saj ligjore. Le të shohim pra nëse kjo do të ndodhë për tre muaj e gjysmë dhe nëse po e thonë të vërtetën, kur thanë se duan ta formojnë Asociacionin” , tha Gjuric.
Ai tha se Beogradi ka shprehur dyshime ndaj qëllimeve të Prishtinës, duke shtuar se nuk beson se ekziston vullneti politik për të krijuar Asociacionin, “sepse sikur Prishtina të donte të bëjë diçka, do ta bënte në pesë vitet e mëparshme”.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, dhe ne do të vazhdojmë me presionin politik dhe luftën me armë tonë më të fuqishme, e ajo është populli serb në Kosovë dhe gatishmërinë për të qëndruar dhe për të mbijetuar në këto hapësira si një shtet”, ka thënë Gjuriq.
Ai tha se gjatë mandatit të tij numri i vizitave të tij në Kosovë është treshifror dhe tha se në këtë mënyrë ka treguar se nuk e kishte problem që të ndante fatin me popullin serb në Kosovë.
“Kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, konsideroj se është e nevojshme që sa më shumë njerëz nga Serbia qendrore të përfshihen në këtë proces dhe të jenë të vetëdijshëm se me çfarë problemesh përballen njerëzit përballen në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.
Reagimi i Gjuriqit vjen një ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar nga kryeministri Ramush Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...