Lajme

Gjuriq pritet t’ia mësyjë sërish Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 30 March 2018

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, së shpejti do ta vizitojë Kosovën.

Kështu ka njoftuar e përditshmja serbe “Danas” duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së Serbisë, shkruan Infokusi.

Sipas gazetës serbe, burimi i saj nuk ka saktësuar kohën e vizitës , por më së voni të ndodhë deri më 20 prill, kur u njoftua se serbët nga Kosova do të fillojnë formimin e Asociacionit  të komunave serbe.

-Advertisement-

Njoftrimi për vizitën e Gjuriqit vjen katër ditë pas arrestimit të tij në Mitrovicën Veriore pasi nuk iu dha leje nga autoritetet kosovare për ta bërë një gjë të tillë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera