Lajme

Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 29 May 2023

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, edhe pas tensioneve të sotme në veri, ku serbët lokalë sulmuan KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është personalisht përgjegjës për gjakun e derdhur në veri të Kosovës dhe se ka ardhur momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë veprime vendimtare kundër agjendës destruktive së tij”.

Gjuriq tha në Twitter se tani është thelbësore të parandalohen konfliktet e mëtejshme dhe të mbrohen jetët e pafajshme, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

“Ne kemi dhënë alarmin për muaj të tërë dhe tani është thelbësore të parandalojmë konflikte të mëtejshme dhe të mbrojmë jetë të pafajshme. Bërja e një syri qorr ndaj situatës nuk është një opsion”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera