Lajme

Gjuriq: Mallrat nga Serbia do të arrijnë në Kosovë më shpejt

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 14 February 2020

Të premten në Munih të Gjermanisë është arritur marrëveshja e linjës direkte hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për lidhjen e kryeqytetit serb dhe “qytetit më të madh në provincën jugore serbe”.

“Kur kjo të realizohet një ditë, hekurudha midis Prishtinës, Podujevës dhe Merdarës do të vazhdojë të rindërtohet në drejtim të Nishit. Sapo të rikthehet ajo hekurudhë, pra mallrat nga Serbia qendrore, do të mund të arrijnë në Kosovë shumë më shpejt, si dhe pasagjerët”, tha Gjuriq për TV Prva.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera