Gjuriq: Kurti tregoi nervozizëm për shkak të lobimit serb
Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 13 June 2022
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë që se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në rritje të vazhdueshme dhe se partneriteti i tyre ka përpara një të ardhme të madhe dhe të dobishme reciproke.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara bazohen në një traditë 140-vjeçare, në lidhjet e pathyeshme të qindra mijëra serbëve amerikanë me atdheun amë, në lidhjet politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe shkencore. Ne gjithashtu po punojmë së bashku për tejkalimin e trashëgimisë së viteve 1990 dhe duam t’i kthejmë marrëdhëniet në shtigjet e lavdisë së vjetër”, tha Gjuriq në një intervistë për Politika, përcjell Klankosova.tv.
Gjuriq theksoi se ftesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vizitë në Serbi, së fundi ia ka përcjellë presidentit të SHBA-ve, Joseph Biden dhe ka shprehur besimin se vizita do të bëhet në periudhën e ardhshme.
“Presidenti Biden dhe presidenti Vuçiç mbajnë komunikim shumë të mirë”.
Duke komentuar efektin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Uashington, Gjuriq vlerësoi se ai “ka treguar një nervozizëm për shkak të lobimit serb dhe pranisë në qendrat ku ai dhe të ngjashmit e tij njerëzit kishin monopolin e mbështetjes së SHBA-së”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...