Lajme

Gjuriq: Kosova dëshiron luftë e jo paqe

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 29 March 2018

Sipas Marko Gjuriqi, drejtor i zyrës për Kosovën, njerëzit në Kosovë nuk duan paqë.

“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk duan paqe, por po përgatisin një luftë”, ka thënë Gjuriq, shkruan Infokusi.

Të gjitha këto Gjuriq i ka bërë të ditura përmes rrjetit social Twitter, ku ndër të tjera ka shkruar se I gjithë territori i Kosovës është pjesë e Serbisë.

-Advertisement-

“Ramush Haradinaj ka të drejtë se nuk mund të ketë ndarje dhe këmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i KIM është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter, shkruan Infokusi.

Ndërkiaq, kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se nuk do të ketë shkëmbim të territorit.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet ta kuptojë se durimi ynë nuk është i pakufishëm dhe se do të mbrojmë të drejtën tonë”, ka thënë Haradinaj. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera