Lajme

Gjuriq “humoristi”: Serbia ende nuk është dorëzuar, do të vazhdoj luftën për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 17 February 2020

Në përvjetorin e 12 të Pavarësisë së Kosovës, shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka treguar aftësitë e tij për humor.

Ai ka kujtuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si “bazë të përgjakshme të rrëmbimit dhe persekutimit të popullit serb”.

Gjithashtu, Gjuriq ka thënë që Serbia nuk është dorëzuar e do të vazhdojë të luftojë për Kosovën, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Serbia nuk është dorëzuar dhe do të vazhdojë të luftojë në të ardhmen. Ata që menduan se Serbia do t’i ndalte luftimet më 17 shkurt 2008, u mashtruan”, tha Gjuriq.

E gjatë një ceremonie në një dhomë përkujtimore, Gjuriq thekosi që “fotografitë e serbëve të vrarë dhe të zhdukur në muret e këtyre dhomave përkujtimore janë karta e identitetit e të ashtuquajturit shtet të Kosovës”.

“Megjithë suksesin fillestar 12 vjet më vonë, ndërkombëtarisht, Serbia po e mbron pozicionin e saj në Kosovë dhe Metohi, dhe falë një sulmi diplomatik, ne kemi tërhequr 18 njohje dhe pranimi i shtetit të vetëshpallur të Kosovës si anëtar i plotë në 12 organizata ndërkombëtare është ndaluar”, tha Gjuriq me mburrje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera