Lajme

Gjuriq fillon të ëndërrojë ditën, e quan Dua Lipën “bashkëkombëse”

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 05 January 2022

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, e ka quajtur “bashkëkombëse të tij”, këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.

Gjuriq e përmendi Lipën në një përplasje që pati në Twitter, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriq.

-Advertisement-

Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Tëitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.

Ndryshe, përplasja mes Çitakut dhe Gjuriqit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokoviq njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte një postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, që nisi përplasjen me Gjuriqin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera