Lajme

Gjuriq, Escobarit: Kurti po përdor politika për ta përçarë Serbinë me BE-në dhe ShBA-në

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 13 September 2023

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me anë të një postimi në X, Gjuriq ka shkruar se i ka thënë Escobarit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke u përpjekur të shkaktojë përçarje të mes Serbisë, BE-së dhe ShBA-së.

“Diskutuam për procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për planet për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në të gjitha fushat”.

-Advertisement-

“Gjatë takimit, posaçërisht theksova ngacmimet e përditshme ndaj të cilave është i ekspozuar komuniteti serb në Kosovë. Presioni diskriminues, jodemokratik dhe shpesh i dhunshëm ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve të tij në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit”.

“Unë përcolla bindjen se një politikë e tillë nuk ka të ardhme. Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes”, ka thënë Gjuriq./Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera