Lajme

Gjuriq ankohet për Prishtinën, thotë se nuk po i përmbush marrëveshjet e arritura

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 13 October 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq ka takuar dje zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Andrej Logar.

Sic raportojnë mediat serbe, Gjuriq është ankuar se  Beogradi nuk ka partner zbatues nga ana tjetër të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut me Prishtinën për muaj të tërë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe është i angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, si dhe problemet e popullit serb në Kosovë, në mënyrë paqësore dhe demokratike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera