Shëndetësi

Gjumi jo i mirë/ Si ndikon në rritjen e rrezikut të prekjes nga gripi

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 16 March 2020

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet.

Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flejnë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flejnë sa duhet.

Mungesa e Gjumit Katërfishon Rrezikun e Virozave
Në një studim të fundit mjekësor, morën pjesë 164 njerëz, të prekur nga gripi. Shkencëtarët mbikqyrën ndikimin e faktorëve të ndryshëm në aftësinë e trupit për të mposhtur sëmundjen. Rezultatet konfirmuan se pjesëmarrësit që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më rëndë me gripin në krahasim me ata që flinin 7-8 orë.

-Advertisement-

Për më tepër, njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar nga sëmundja.Mjekët nënvizojnë se gjumi ka një ndikim shumë të fortë dhe të painjorueshëm. Gjithçka shkon përtej ndjesisë së irritimit që të le mungesa e gjumit. Shëndeti fizik dhe ai mendor preket fort nga gjumi apo mungesa e tij.

Virozat Në Qarkullim
Virozat janë gjithë kohën në qarkullim dhe i kemi gjithë kohën pranë. Viruset janë tek doreza e derës, tek kompjuteri, celulari që keni në dorë e në shumë vende dhe pajisje të tjera. Po atëherë si mundet që jo gjithmonë na kaplon e ftohura? Ekspertët pranojnë se ndonëse njeriu është gjithë kohën i ekspozuar ndaj viruseve, nuk sëmuret gjithmonë. Kjo ndodh sepse sistemi imunitar bën punë kryesore për të luftuar sëmundjet. Por ky sistem mbrojtës ka nevojë për pushim, dhe atë e merr vetëm nëpërmjet gjumit./AgroWeb.org

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera