Lajme

Gjukanoviq takohet me Osmanin, flasin për stabilitetin në rajon

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 12 September 2022

Në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit që do të nis punimet sot në Slloveni, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Gjukanoviq përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane.

“Diskutim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin në rajon. Mali i Zi dhe Kosova mbesin në principet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektiven evropiane të rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera