Lajme

Gjukanoviq synoi të bëhet president për të tretën herë 7 herë ishte kryeministër, a u mbyll sonte epoka e tij?

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 02 April 2023

Presidenti i DPS-së, Milo Gjukanoviq, u mund në zgjedhjet presidenciale. Kjo është humbja e parë elektorale për vetë Gjukanoviqin që nga hyrja e tij në politikën shtetërore më shkurt 1991.

Gjukanoviq u mund në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 1997, por fitoi në të dytin.

Gjukanoviq për këtë kandidaturë të re ka marrë mbështetjen unanime të Bordit Kryesor të DPS-së në seancën e mbajtur më 24 shkurt.

-Advertisement-

DPS është në opozitë që nga gushti 2020.

Gjukanoviq është një politikan, pushteti i të cilit në Mal të Zi ka qenë i pakundërshtueshëm që nga vendosja e sistemit shumëpartiak, pra, për më shumë se 30 vjet.

Kjo është kandidatura e tretë e Gjukanoviqit për president. Ai ka qenë në krye të qeverisë shtatë herë.

Ai ishte president për herë të parë nga viti 1997 deri në vitin 2003 gjatë Republikës Federale të Jugosllavisë, kur u distancua nga politika e Sllobodan Millosheviqit.

Mandatin e dytë presidencial e mori në zgjedhjet e prillit 2018.

Ai udhëhoqi lëvizjen për pavarësinë e Malit të Zi, e cila u afirmua në referendumin e vitit 2006.

Më pas, gjatë mandatit të tij, filloi procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe si kryeministër ai e futi Malin e Zi në aleancën e NATO-s në vitin 2017.

Gjatë kohës së tij në pushtet, dolën në sipërfaqe një sërë skandalesh për llogaritë e tij personale, kreditë, kompanitë jashtë vendit, borxhet dhe financimet e paligjshme të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Socialistëve. Ai akuzohet për përndjekje të rivalëve politikë, si dhe për kapje të institucioneve shtetërore.

Kundërshtarët politikë e akuzuan Gjukanoviqin për përdorimin e pushtetit politik për të mbrojtur punët ilegale të familjes dhe miqve të tij, për t’u marrë brutalisht me intelektualët kritikë, mediat dhe një pjesë të sektorit joqeveritar që kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes. Gjatë qeverisjes së tij, u vra kryeredaktori i “Dana” Dushko Jovanoviq, u hodh një bombë në redaksinë e “Vijesti” dhe u regjistruan mbi 70 sulme ndaj gazetarëve.

Ai u hetua në Itali me dyshimin për kontrabandë cigaresh dhe lidhje mafioze, por nuk u akuzua kurrë. Ai i mohoi të gjitha akuzat.

Zyrtarisht, mandati i tij si President i Malit të Zi përfundon në maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera