Gjukanoviq: “Ballkani i Hapur” i zhduk katër shtete, mund të përfundojë me gjenocid
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 27 July 2022
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vazhdon ta kundërshtojë iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” – ani se kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur në favor të saj.
Ai thotë se kjo iniciativë është nisur nga Serbia dhe ka për qëllim ndryshimin e kufijve dhe homogjenizimin etnik dhe fetar brenda shteteve të këtij rajoni.
“Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Që nuk na duhet. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në “botën serbe”. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtat zullumqarë të shtetit të madh”, ka thënë presidenti malazez për portalin “Autonomija”, transmeton Klankosova.tv.
Madje, Gjukanoviq thotë se “Ballkani i Hapur” përfundon me zhdukjen e Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e për më tepër e shpie rajonin në luftë.
“Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera”, ka deklaruar Milo Gjukanoviq.
Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, që e kanë kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, kanë marrë pjesë për herë të parë si vëzhgues në samitin e kësaj iniciative rajonale që u mbajt në Ohër më 7 dhe 8 qershor.
Kosova mbetet i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor që në asnjë formë nuk është bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, derisa kryeministri Albin Kurti thotë se Kosovës s’i duhet kjo iniciativë pasi është nisur nga Serbia dhe synon ta zëvendësojë Procesin e Berlinit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...