Gjukanoviç fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 20 March 2023
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor e prej kohësh në pushtet, Milo Gjukanoviҫ sipas të dhënave paraprake ka fituar 35% të votave. Në balotazh Gjukanoviç del me ekonomistin Jakov Milatoviç.
Në mesin e krizës politike të vendit, Mali i Zi votoi për presidentin e ri. Sipas Institutit për Studimet Zgjedhore, CTD presidenti aktual properëndimor, Milo Gjukanoviç ka fituar 35% të votave. Për raundin e balotazhit Gjukanoviç duhet të përballet ekonomistin Jakov Milatoviç, i cili i rendit i dyti sipas rezultateve paraprake me 29% të votave.
Partia e tij “Evropa tani” është e afërt me kishën ortodoske-serbe të komanduar nga Beogradi. Në vendin e tretë u rendit kreu i Frontit Demokratik, parti e hapur proserbe, Andrija Mandiç, me 19 të votave. Zgjedhjet e balotazhit zhvillohen më 2 Prill. Këto zgjedhje vendosin për fatin politik të Gjukanoviçit.
Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të ndezur politike. Presidenti aktual, Gjukanoviҫ këtë herë ka konkurrencë të fortë.
Jakov Milatoviҫ, një ekonomist proeuropian ka dalë në garë kundër properëndimorit Gjukanoviҫ. Milatoviç, politikan i ri shihet me shanse të mira për zgjedhjet e balotazhit. Partia e tij “Evropa tani” paraqitet si parti moderne dhe e orientuar nga reformat. Milatoviç ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë proserbe jetëshkurtër (dhjetor 2020-prill 2022).
Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë u rendit i treti.
Gjukanoviҫ akuzohet për korrupsion
61-vjeҫari, Milo Gjukanoviҫ që prej 33 vjetësh mban poste drejtuese në Malin e Zi akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS. Gjukanoviҫ dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve.
Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.DW
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...