Lajme

Gjuha shqipe pjesë e Universitetit Harvard

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 26 October 2023

Sic mund ta kujtoni, në fillimin e 2023, një lajmi i bukur erdhi nga një prej universiteteve më të mira në botë, ai i Harvard, ku listës së gjuhëve të huaja (që studiohen) ju shtua zyrtarisht edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti, ndërsa në “krye” të kësaj nisme qëndronte studentja Edona Cosovic.

Që në verën e vitit të kaluar studentja shqiptare bëri kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan, ndërkohë që së fundmi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Cosovic ka folur për këtë arritje dhe arsyen pse e bëri kërkesën.

-Advertisement-

Edona tha se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard, ndërsa po ashtu u shpreh se e bëri edhe për fëmijët e saj.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”- tha Cosovic ndër të tjera./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera