Lajme

Gjuan me armë midis Peje: Arrestohet personi i moshuar që dyshohej se po vetvritej

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 11 May 2020

Një person ka ngritur dyshimet tek qytetarët se mund të vetvritet mesditën e sotme në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, të cilët kanë arritur që të ndërhyjnë ndaj personit i cili mbante armë në duar.

-Advertisement-

Indeksonline mëson se personi i arrestuar ( i lindur me 1941) ka gjuajtur me armë në ajër, por që fal ndërhyrjes efektive të Policisë, është arrestuar.

I njëjti është dërguar në spitalin e Pejës me gërvishje të lehta.

Në vendin e ngjarjes ka mbetur arma me të cilën është tentuar “vetvrasja”.

Nuk dihen ende arsyet dhe motivet që kanë sjellur deri tek ky akt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera