Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, sekuestrohet një AK 47

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 26 June 2019

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri. Tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK 47, një karikator dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62. Rasti nga policia po cilësohet si vrasje në tentativë

Rasti ka ndodhur me datën 25 qershor në afërsi të lagjes “Petrovë” në Prizren, ndërkaq policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollimit janë vërejtur gjurmë të dëmtimit të automjetit që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

-Advertisement-

Në njërin lokacion policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 (një) armë të tipit AK 47, 1 (një) karikator dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62. Gjithashtu në cilësinë e provës është sekuestruar edhe automjeti i tipit BMË, ngjyrë e bardhë me targa vendore si dhe një motoçikletë e tipit Skuter.

“Të arrestuarit janë: D. K. lindur me 1992, Sh. K. lindur me 1994, M. Xh. lindur me 1994. Në këtë operacion Policia me urdhër të prokurorit kompetent ka ndaluar në mbajtje tre personat e dyshimtë për 48 orë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në incidentin e gjuajtjes me armë zjarri, ku njëri nga të dyshimtit ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, theksohet në komunikatën e policisë së Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera