Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Drenas në drejtim të një kamioni në lëvizje

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 18 April 2023

Një burrë ka raportuar në polici se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Nga të shtënat janë dëmtuar dy gomat e kamionit, shkruan Gazeta Infokus.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera