Lajme

Gjuajtje me armë nëpër ahengje familjare, policia reagon në dy raste

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 27 July 2022

Të martën mbrëma, njësitet policore në Skenderaj  dhe në Vushtrri kanë reaguar në dy  lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje

Informacione për të shtëna ishin raportuar në fshatin Runik të Skenderajt dhe në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë,  si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy  lokacionet të konfiskohen dy  armë të llojit pistoleta, tetë fishek dhe katër gëzhoja,  të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

“Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë  dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera