Lajme

Gjuạjtje me ạrmë në “Veternik”, plạgosen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 12 August 2024

Disa persona janë përfshirë në një rrahje në mëngjesin e hershëm të së hënës.

Të njëjtit janë gjuajtur edhe me armë zjarri.

Si pasojë tre persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në QKUK.

-Advertisement-

“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë për Insajderi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera