Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 18 April 2021

Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për “Gazeta Blic”, policia ka konfirmuar rastin, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar.

Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.

-Advertisement-

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush, ndërkohë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera