Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 21 December 2018

Një person është arrestuar paraditen e sotme në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri para një ndërtese, transmeton Gazeta inFokus.

Sipas Policisë, i dyshuari është shtetas i Kosovës me iniciale Sh. K. Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, është bërë bastisje në banesën e të dyshuarit, ku policia ka gjet dhe konfiskuar një revole e tipit  Sig Sauer 9 mm, 5 fishekë si dhe 16 gëzhoja, ndërsa para ndërtesës janë gjet dhe konfiskuar edhe 11 gëzhoja të tjera.

Personi i  arrestuar është dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera