Lajme

Gjuajtje me armë në një aheng në Shtime, ndërhyn Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 04 July 2021

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një aheng në Shtime pasi kanë shtënë me armë, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e  kësaj një person është shoqëruar në Polici.

Të njëjtit i janë konfiskuar një pistoletë me gasë me tre copë fishek.

-Advertisement-

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari  është konfiskuar një pistoletë me gasë me tre copë fishek. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera