Lajme

Gjuajtje me armë në një aheng familjar në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 07 August 2022

Sot, rreth orës 16:50, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.

Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të asaj rruge.

Policia tek i dyshuari, personi me inicialet V.A (M/K) i moshës 38 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestrur një armë (pistoletë) me një karikator dhe dy (2) fishekë.

-Advertisement-

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera