Lajme

Gjuajtje me armë në Gjilan

Autori: Halil Berisha 21:26 | 18 November 2019

Në qytetin e Gjilanit, orët e mbrëmjes të së hënes ka pasur përplasje me armë.

Kjo, ka ndodhur në lagjen “Dardania”, ku edhe janë dëgjuar të shtënat, shkruan gazeta inFokus.

Këtë për gazetën inFokus e ka konfirmuar nënkoloneli i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

-Advertisement-

“Ka ndodhë një incident i gjuajtjes, nuk ka as dyshimt as viktima, në vendin e ngjarjes janë dalë ekipet e policisë”, ka thënë Azizi.

Megjithatë, ky i fundit, tani për tani nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë për rastin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera