Gjuajti me armë se i lindi djalë, gjakovari dënohet me 1 vit burgim me kusht
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 30 November 2021
Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht P.A, i cili e ka pranuar se në tetor të këtij viti ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi se i kishte lindur djalë. Kurse, Q.H është dënuar me 400 euro gjobë dhe 1 vit burgim me kusht, pasi ka pranuar se ka mbajtur armë pa leje dhe ka shtënë me të për ta frikësuar një qen endacak.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, dënimet me burgim ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohen nëse ata nuk kryejnë vepra tjera penale brenda periudhës verifikuese prej dy vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari Q.H është obliguar që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjithashtu, gjykata ka konfiskuar armën, një karikator dhe 16 fishekë, si objekte të veprës penale.
Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur paraditën e së martës, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, i akuzuari P.A e ka pranuar fajësinë për përdorim të armës.
Fajtor është deklaruar edhe Q.H, për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Ndyshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, thuhet se më 1 tetor 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, P.A ka përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që i njëjti pasi ishte takuar me të akuzuarin Q.H, i cili i kishte treguar se kishte një armë me gas, i akuzuari në shenjë gëzimi që i kishte lindur djalë, e merr armën e llojit “Zoraki917-T”, dhe shtie një herë në ajër.
Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burigm prej një deri në tetë vjet.
Tutje sipas aktakuzës, Q.H akuzohet se nga data e pavërtetuar e deri më 1 tetor 2021, ka mbajtur në posedim në kundërshtim me ligjin armën e lartcekur.
Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë deri në 700 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.
I akuzuari Hoti po akuzohet edhe se më 29 shtator 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, ka përdorur armën në kundërshtim me ligjin, ashtu që i njëjti gjersa ishte duke shkuar në punë, një qen endacak i vërsulet në drejtim të tij, e në këto momente duke qenë i frikësuar i akuzuari shtie një herë për ta frikësuar dhe larguar qenin me armën e lartcekur.
Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënoht me burgim prej një deri në tetë vjet.
Të tjera
-
Drejtorja britanike për Evropë takohet me Kurtin, e mirëpret vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar të hënën në Facebook ...
-
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rri...
-
Kurti takon shefin e EULEX-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punë...
-
Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor
Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë ...
-
Abdixhiku: Kam programin dhe njerëzit më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se n...
-
Buzhala paralajmëron padi për “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbr...
-
Tirana në kaos prej protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet pasi ngeci në trafik
Një qytetare në Tiranë i ka dhënë jetë fëmijë së saj në makinë, gjatë rrugës ...
-
Gazetari Dakaj shpjegon inflacionin ndër vite: ‘Ti pagun koston prej 2021-tës’
Rritja e pensioneve prej 20% më shumë ngjalli reagime të shumta në opinion, r...
-
Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, thotë se Hamasi dhe Hezbollahu p...
-
Policia e Kosovës arreston një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Prizren, ...
-
SHBA, rreth 24 milionë emigrantë me të drejtë vote
Rreth 24 milionë emigrantë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidencia...
-
Abdixhiku për qeverisjen e Kurtit: Për katër vjet veç dy kilometra rrugë u shtruan në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...